RIZA LAHI
“ JU FALEMNDERIT QË MA DËGJUAT DHIMBEJN TIME”
Gurali Mejdani, romi më I njohur në Shipëri, zgjidhet zëvëndës president i romëve të botës”
“Unë që po flas, jam ajo “putana”…
Është një gura fisnike dhe e mbajtur mirë,jo rome, kjo grua që flet, rreth të 60 tave, e cila na trondit për realitetin italian të romëve atje. Quhet Carla Osella, një pasionate e zjarrtë e barazisë mes njerëzve, respektivisht edhe ndaj romëve, ndjenjat raciste ndaj të cilëve po shtohen përditë në mënyrë skandaloze. Kjou vu re edhe në thuajse që të gjithë diskutimet e delegatëve nga 26 vënde të botës, në kongresin botëror të romëve që u zhvillua në Beograd, nga dt 20 deri me 22 prill 2012.
Kjo grua fisnike e ka ndjerë pafundësisht herë fyerjen më të ndyrë që përdorin ndaj një femre italianët – “putana”.
Zonja Karla Osella, përkthyer romisht nga një rom që krenohej se ishte nga Kosova dhe që përdorte në bisedë të lirë papushim “hadithe”, na tregoi se ajo, me dhjetra herë, ka gjetur letra të ngjitura në makinën e saj ku shkruhej kjo fjalë e pistë apo, disa herë, I ka gjetur të thyera xhamet e makinës.
Na vjen shumë rëndë t’u kujtojmë lexuesëve që si shëmbulli më lart, ashtu edhe përbuzja masive ndaj romëve, përdhunimi , plackitje e deri edhe vrasje e tyre, vjen nga një vënd që dikur dërgonte vullnetarë “garibaldinë” për të derdhur gjakun kundër fashizmit apo bënte masive këngën “general Guxxone/figlio di puttana/perche mascalzone/marcia su Tirana”
”. Na vjen rëndë dhe dhimbje që edhe Italinë fqinje , vëndin e gazetarëve trima dhe të një populli të gëzuar dhe zemërbardhë, ta ketë rrëmbyer kjo valë e re rraciste. Na vjen rëndë, por jo ndonjë çudi e madhe, kur kujtojmë se si anija me atë emër të bukur vajze, “Sibilia”, shfarosi mes detit një anije me shqiptarë të mjerë dhe të mashtruar dhe kriminelët u dënuan me gjëra simolike, apo kur kujtojmë shakatë e pështira e banale të kryeministrit Berluskoni për femrat shqiptare dhe kollaret që bënte me kryeministrin e një vëndi të varfër dhe të turullosur nga “terapia e shokut”, dhe që e kishte mysafir.
Ngado delegatët flasin hapur për rritje të frikëshme të rracizmit. Selma, një vajzë nga më të bukurat që mund t’I ketë zënë syri njeriut, rome nga Hungaria dhe që nxjerr disa revista në mbështetje të romëve tregoi për sulme me armë ndaj ngulmimeve rome dhe ku banojnë masivisht në mjerim, për plackitje, përdhumine e deri dhe vrasje,duke na thënë me sytë e pikëlluar se, mbase një ditë, ne do të marrim vesh edhe vdekjen e saj. Ajo e kish fshehur identitetin e saj për mrekulli edhe në shkollën derisa nuk kish mundur më, pasi kish vendosur t’I përkushtohej të drejtave të njerëzve të një gjaku me ‘të.
Poetesha çeke Emilie, gazetare, me pamjen tipike të romeve zeshkane e që të sillte në mëndje poeteshën polake Papusha, ngriti edhe ajo mjerimin rom: “Ku ka varfëri ekstreme, papastrërti ekstreme, janë romët, po, përse? Në Çeki “nuk më duan që të jem çeke, më duan që të jem vetëm rome…Ka 22 vjet Çekia duke mësuar demokracnë, dhe ende vazhdon ta mësojë” theksoi me guxim Emilia, duke shtuar se “ atje po na frikësojnë përditë edhe po na vrasin përditë. 9 çekë në dhjetë thonë :”Nuk dua të kem asnjë punë me romët. Janë shtuar diabetikët romë – sëmundje kjo e streseve.gratë e mjera duhet të kujdesen për fëmijët dhe jo ti vrasin ata apo ti braktisin.”
U trajtua posacërisht edhe pozita e gruas rome, te persekutuar tre fish – nga shoqëria, familja dhe burri; si edhe martesat e herëshme , thuajse adoleshentë . Delegatia shqiptare, ish arsimtarja e nderuar dhe me nje jetë të denjë për një film dokumentar, Meleqe Renja njoftoi se ne maj, ajo do të organizojë në Tiranë kongresin e Gruas Rome. Mbase është shëmbull shumë I rrallë edhe në shkallë ballkani ky kongres. Presidenti I zgjedhur, z Jovan Domjanoviç, që rrinte aq ngrohtë me delegacionin shqiptar, shfaqi dëshirën që të vinte patjetër në këtë kongres.
Diskutimet rreth diskreminimit të romëve, trajtimit të tyre si të “shkallës së dytë” si dhe lufta e papepur e aktivistëve romë u duartokitën papushim dhe gjatë , që afirmonte thuajse të njëjtën gjëndje gjithandej.
Kryeari I delegacionit të romëve nga Shqipëria, Gurali Mejdani, afirmoi dashurinë dhe mirëkuptimin që ka në Shqipëri mes “gaxhojve” dhe romëve, paçka se kriza ekonomike ka krijuar probleme, por jo kaq të egra, asesi; (paçka se mes këtij rrebeshi racist në rritje në tër Evropën, në Shqipëri u botua “Mein Kamph”) . Mejdani tha se, politikanët e vëndit të tij, sidomos kur ka zgjedhje, bëjnë çmos të sigurojnë simpatinë e romëve, duke iu premtuar arsimim, strehim e punësim e duke i vizituar vëndet ku ata banojnë; se edhe legjislacioni në vëndin e tij është sh korrekt ndaj romëve. Ai ftoi publikisht nëse ka investitorët romë, që të vijnë e të investojnë në zonat ku banojnë ngulmime rome. Ai tha se përveç qetësisë e sigurisë atje, nuk do te kenë fare problem për “letrat” burokratike. Kjo sepse, do ta kenë patjetër përkrahjen e menjëherëshme nga qeveritarët e Shqipërisë që përpiqen që t’I kenë punët sa më mirë me romët dhe përfaqësuesit e tyre. Nga ana tjetër, ai u detyrua të pranonte se “strategjia” shtetërore e vitit 2005, ka qënë e pashoqëruar me faturë financiare; pra, ka qënë hi syve , një delenxhillëk, për konsum ndërkombëtar. Shumica e delegatëve shqyen sytë kur morën vesh se romët në Shqipëri nuk kanë as gazetë, as revistë, as radio e as televizion dhe se, megjithë kërkesën këmbëngulëse të përfaqësuesëve romë dhe premtimeve gojëëmbla të qeveritarëve, qeveria nuk ka bërë asgjë. Deri edhe republika e vogël e Malit të Zi, siç tha delegati rom Isen Gashi, përfaqësuesi i 6220 romëve dhe 2012 egjiptianëve atje, ka gjetur fonde për një gazetë, një radio që “punon nonstop 24 orë “ dhe që e paguan “dërzhava”.
Ngado nëpër Evropë e deri edhe në Australi, “dërzhava” e ka vënë dorën në portofol të ndihmuar romët; sidomos për mediat e romëve, përveç Shqipërisë që aspiron të hyjë në BE dhe do të shihet me dyshim në “provim” për këtë fakt banal dhe brutal.
Në Kongres u trajtua edhe racizmi në Kosovë. Dikush u përpoq që të luante me këtë kartë me qëllime politike të caktuara dhe që binin erë, duke përdorur argumenta të periudhës së luftës së fundit atje – vrasje të romëve, foto dhe citime rreth tyre… Flamurtari I kësaj “gjetjeje”, ishte një jo rom dhe që na solli ndër mend “kaçatorrat” ndaj fondeve të romëve, që I kemi edhe ne në Shqipëri, që nga më qesharakët e deri nga më finokët. Me fotot e vitit 1998 – 9, siç i prezantoi ai, kishte shkruar një libër që nxitoi ta botonte pikërisht në vitin 2012 për ta dhuruar pa hesap ditët e kongresit.. Autori Darko Trifunoviç ishte kujdesur të mos shkruante se kush e kishte “sponsorizuar” botimin e këtij libri në anglisht dhe romisht, nga I cili mund të merrnin sa të donin pa pyetur askënd kushdo nga delegatët – “ Genocide against roma in Kosovo and Metohija”
Masa e delegatët , këtë frymë provokative dhe që mund të sillte dëme në kongres, e kundërshtoi hapur, me heshtje dhe me ndërhyrje nga drejtuesit e seancë. Për të sqaruar më tej lexuesit, ne shtrojmë këtë pyetje: Nëse në Kosovën e sotme ushtrohet genocid ndaj romëve, vallë, a do të kishin patur kurajo ta njohin atë si shtet të pavarur mbi 80 vënde, kur problemi I komunitetit rom është primar gjithandej në institucionet evropiane? Është tjetër problem, që edhe në betimin e Presidentit të vëndit, theksohet që Kosova është pjesë e Sërbisë. Ama, të vret Zoti që, për hir të kësaj strategjie që u përket politikanëve , të luhet me kartën e romëve të mjerë, të përbuzur, të frikësuar, të përmbytur në skamje dhe papastërti.
“Populli im është shumë I dashur dhe shpirtëror, por hajdutë, gënjeshtarë, të pashpirt, intrigantë e faqezinj janë politikanët”, do të na thoshte më pas një poeteshë greke, ide, që na e thanë më vonë edhe dy serbë, që dinin madje edhe disa fjalë shqip.
REVOLUCIONI INTELEKTUAL
Mbase nga vëndet e para të përkujdejses ndaj romëve I takon qeverisë sërbe.
Këtë gjë e konfiormoi me argumenta Jovan Domjanoviç, që u zgjodh president I Romëve të botës.
Ai na tha se shteti serb kishte aritur deri atje, sa edhe të investonte 2.5 milion euro për të ngritur 4 fabrika që të punësoheshin kryesisht romë si edhe merrte masa të vazhdueshme për të zbutur sa më ndjeshëm problemin e strehimit e të arsimimit të tyre.
Romi Jovan Domjanoviç ,që mund të mbante fjalim pa letër me orë të tëra pa I rënë fjalë në tokë, që fliste plot pasion dhe argumenta, që e konsideronin të gjithë një mbrojtës të zjarrtë të çështjes së romëve, kishte qënë pikërisht ministër në qeverinë e Republiëks së Sërbisë dhe tani ishte deputet.
Ai kishte qënë, tok me poetin, juristin dhe linguistin, romin kosovar Halit Bajrami dhe filozofin brilant rom nga serbia Zlatomir Jovanoviç, grupi I punës që kishte marrë përsipër organizimin e këtij kongresi të romëve të botës.
Kishin mundur të merrnin për kongresin, njërën nga të dyja sallat e Kuvëndit të Sërbisë ( ku ka folur Titoja, Rankoviçi, Millosheviçi, Koshtunica etj, e ku janë marrë shumë vendime që kanë patur edhe lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë). Kishin bërë përpjekje shumë për të pritur sa më mirë delegatët. Kushedi se si kish qënë puna e fondeve që na kërkuan disa ditë para kongresit që të vinin edhe nga Shqipëria vetëm dy përfaqësues. Mejdani këmbënguli, iu lut, dhe nuk u pakësua numuri prej 5 vetash të delegacionit tonë. Akomodimi u bë në hotelin e traditës “Slavija” por edhe në vende nga më të përzgjedhura në Beogradin e pastër, të madh , me këngëtarë e muzikë të mrekullueshme, me një linjë lumore të lundrueshme prej 200 kilometrosh dhe të përmbytur nga mallrat kineze.
Në kushtet e sotme kërkohet një revolucion kultural nga romët, këmbënguli disa herë në fjalimine tij ish ministri dhe deputeti Jovan Domjanoviç.
Lexuesit duhen sqaruar që në botë ekziston edhe IRU, një tjetër organizatë e madhe botërore e romëve, por që nga në vitet e para, ajo ka rënë dhe është venitur. Filozofi Zlatomir Jovanoviç theksoi se në kushtet e reja të erërave rraciste , rritjes së egërsisë ndaj romëve, kërkohet një energji e re, një forcë më e organizuar dhe, ja, u bë ky kongres special me përfaqësues nga tër bota të militantëve të njohur të çështjes rome.
Presidenti Jovan Domianoviç ngriti me shumë kujdes problemin e genocidit të ushtruar ndaj romëve në luftën e Dytë Botërore. Tanimë disponohet një dokument I vitit 1942, me firmën e Himlerit, sipas të cilit, përfunduan në Dakau, Bughenvald, Aushviç dhe dhanë jetën mbi 3.5 milion romë, të mirëfilltë. 35 – 50% e romëve janë vrarë nga fashizmi evropian, “por ata nuk na mbytën dot të gjithëve”., dhe kaluam nëpër shkallët e ferrit të Dantes e ja, jemi gjallë sërish. Nëqoftëse është trajtuar siç duhet problemi i genocidit nazist ndaj çifutëve, vrasjen e 6 milionëve prej tyre, fakti që Hitleri u ka marrë jetën 3.5 milion romëve etj, kjo gjë përmendet në mënyrë të zbehtë.
Delegatët indianë , sidomos poeti shumë I njohur dhe që sapo dolli në tribunë u prit me duartrokitje të gjata, Prof Shashi, ngriti problemin e një universiteti rom me degëzimet ngado nëpër botë. Të gjithë këmbëngulën që brezi I ri të mos e harrojë, por ta zhvillojë më tej gjuhën rome.
Një problem I madh I konsiderua edhe abuzimi me fondet e romëve. Nga tëra shtresat. Për këtë kongresi dha orientimin që të bëhet e mundur krijimi I një banke rome që paratë e ndërkombëtarëve dhe gjith fondet e tjera, të mos trajtohen në mënyrë subjektive .
Kongresi zgjodhi parlamentin e romëve të botës ku u zgjodh nënpresident edhe z. Gurali Mejdani . Antarë të parlamentit u zgjodhën për herë të parë mësuesja Meleqe Renja ,studentia Dorina Azemi dhe aktivisti Muhamet Xhambazi .
Mbase këngëtarja më me fat në botë është romia nga Maqedonia Esma Rexhepova. Kënga e saj, e kënduar nga ajo, tanimë gëzon autoritetin madhor të të qënit hymn.
Të gjithë duhet të ndihmojmë romët. Është shumë pak të kenaqet Shqipëria se nuk ka këtu dhunë me armë, përdhunime, vrasje dhe urrejtje ndaj romëe . ne kemi shumë për të bërë. Siç tha juristi I njohur , romi Halit Bajrami : “qëndrimi ndaj romëve është çështje civilizimi”
RIZA LAHI

WHAT TO DO NOW?